Edona sjell albumin e ri

By

Pak javë më parë, Prive ju njoftoi se fundi i 2015-tës do të sjell një album nga këngëtarja Edona Llalloshi.

Edhe pse shtatzënë Edona nuk ka ndalur së punuari, tani ajo ka përgatitur albumin e saj të radhës.

”Edona Live” nga sot mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes dhe përmban 11 këngë të përpunuara në stilin e këngëtares.

Incizimi është bërë në studion e Fatos Canollit, Foto dhe Dizajni janë realizuar në Prishtinë dhe të drejtat e këtij albumi mbrohen nga produksioni EMFcreative.

Kujtojmë se ky projekt përmbyll një vit të sukseshëm për Edonën që solli krijime muzikore që u mirëpritën nga publiku. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=rxDbWnnJ0Dw&feature=youtu.be&list=PLrjBdeOqJwDjspz6AoQSmzeTv310vxqQX

Artikuj të ngjashëm