Historia e supozuar e Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj, Eduart Grishajn është shndërruar në një dramë në vete.
Për disa javë rresht, portalet po shkruajnë në vazhdimësi mbi këtë romancë, herë për detajet e saj e herë për ‘problemet’ e përfolura që solli në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ i cili u tha se po anulohej.
Gjatë kësaj kohe, protagonistët nuk kanë thënë asnjë fjalë mbi raportin e supozuar, ndonëse mjaftueshëm është lënë të kuptohet nga postimet në destinacione të njejta nga pushimet jashtë Shqipërisë.
E për herë të parë, Eduarti ka reaguar ndaj një komenti që me doza humori i jepte kompliment në emër të Arbanës.
Ai ka zgjedhur të qeshë me komentin në foton nga ‘arratisja’ e ëmbël me prezantuesen dhe autoren e programit, e cila i ka vjedhur zemrën. /Prive.al