I pamë të gjitha por jo ambientin festiv e luksoz të shtëpisë së Çiljeta Xhilagës (FOTO)

By

As ajo nuk i ka shpëtuar dekorimit të shtëpisë për festat e fundvitit.

Të famshmit shqiptarë kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale imazhe e video të realizuara brenda ambienteve të shtëpive të tyre.

Dhe po, duhet ta pranojmë që të gjitha dukeshin mahnitshëm. Nga Dua Lipa e deri te Majk kemi parë dekorime nga më të bukurat, por jo edhe ato të këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Këngëtarja ka prezantuar këtë mbrëmje dhomën e saj të ndejës, një ambient luksoz dhe i dekoruar me shumë shije, me drita e sigurisht, pemën e vitit të ri.

Ky dekor e ambient, duhet ta ketë kënaqur fort të birin e saj Fernandon, për të cilin Xhilaga është një nënë shumë e përkushtuar.

Çiljeta Xhilaga, këtë vit garoi me këngën “Hajmali” në festivalin “Kënga Magjike”, e megjithëse performanca e saj u pëlqye shumë nga publiku, këngëtarja nuk u kualifikua dot as për natën finale, ngase kolegët e saj nuk e votuan këngëtaren.

“Jam vërtet e habitur dhe shumë e zhgënjyer nga votimi absurd i disa prej kolegëve të mi. Nuk kërkoja të më kualifikonin për miqësi, por për tërësinë e elementëve të një performance që ishte absolutisht në standardin e një nate finale”.- ka thënë këngëtarja, në një prononcim për Revistën Class. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm