I pakënaqur me Eurovizionin, Eugent Bushpepa flet pa dorëza

By

Për shqiptarët, edicioni i sivjetmë i Eurovizionit, ishte tejet i rëndësishëm ngase tre shqiptarë po merrnin pjesë në garë, duke përfaqësuar shtete të ndryshme. Por jo vetëm kaq, ngase Eugent Bushpepa u cilësua edhe si vokali më i mirë mashkullor për këtë vit, ashtu sikurse mori shumë komente pozitive e pëlqime në internet, që që shtoi shpresat për sukses në këtë edicion.

Gjithsesi, Shqipëria u rendit në vendin e njëmbëdhjetë, Italia me Ermal Metën në të pestin, ndërsa Qipro me Elenin në të dytin.

Eugenti ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, ku ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e tij në skenën e Lisbonës. Ashtu sikurse një eksperiencë që do ta mbajë mend gjatë, Bushpepa ka pasur dhe pakënaqësitë e tij lidhur me Eurovizionin.

Ai është shprehur se është çuditur së tepërmi me vlerësimin e Italisë për këngën e tij.

“Çudia më e madhe në këtë mes ishte Italia. Menduam që duke pasur një përfaqësues nga vendi ynë, ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me ne”, ka thënë Eugenti, shkruan Bordo.al, ndërsa ka deklaruar haptazi pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit të jurisë italiane për këtë vit.

Artikuj të ngjashëm