I martuar por Justin Bieber paska ndjenja akoma për Selena Gomez dhe këtë e tha vet

By

Justin Bieber është akuzuar shpesh herë se ai nuk e dashuron bashkëshorten e tij Hailey Bieber, pasi akoma kishte ndjenja për Selena Gomez.

Këngëtari 25 vjeçar, hyri në Instagram për t’iu përgjigjur një komenti që iu bë lidhur me Selenën, që thoshte se martesa e tij me Hailey ishte vetëm për t’u kthyer me Selena Gomez.

Justin bëri një përgjigje të gjatë dhe pastaj e postoi në instastory, me një mesazh për fansat ‘stop me këto mesazhe për Hailey dhe mua, nëse më doni, merrni këto mesazhe dhe ripostoni’.

Pjesërisht, përgjigja e këngëtarit ishte kështu: “Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam në dashuri me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”.

“Kjo është një përgjigje për të gjithë të papjekurit që dërgojnë mesazhe të tilla për Hailey si ‘Selena është më e mirë për të’. Hailey është nusja ime, nëse nuk e pëlqen atë apo nuk e mbështet, do të thotë që nuk më përkrahni dhe më doni mua”.

Artikuj të ngjashëm