I kërkuan koncert në Serbi, kështu përgjigjet Capital T!

By

Capital T po shijon ditët më të bukura të karrierës falë gjithë punës ndër vite. Kështu, ai ka krijuar një bazë të madhe fansash që nuk njeh kufij.

Së fundmi, ai aktivizoi opsionin për të pranuar pyetje nga ndjekësit e tij, e si gjithnjë ishin nga më të ndryshmet.

Njëri prej tyre i ka kërkuar të zhvillojë një koncert në Serbi pasi atje ka shumë fansa. Capital T nuk ka nguruar të përgjigjet: “Ndoshta kur vendi juaj të na njohë ne…Republika e Kosovës”. /prive.al

Artikuj të ngjashëm