Vetëm pak javë më parë, në një varg postimesh në rrjete sociale, Noizy dhe Enca nga OTR bënë të ditur atë që nuk pritej!
Pa shumë zhurmë mediatike, dyshja në karrierë po shënonin një zhvillim të rëndësishëm tek ta, pa dyshim më të madhin ndonjëherë.
Noizy dhe Enca po nënshkruanin kontratë me Universal Music.
E duket se tashmë çdo gjë ka marrë formën e duhur. Noizy tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar ndjekësit e tij se ka nënshkruar kontratën më të rëndësishme të jetës së tij.
Artisti tash e tutje do të jetë nën menaxhim të kompanisë Universal së bashku me kolegen e tij Encën të cilët pritet të synojnë tashmë skenën ndërkombëtare.
Noizy e bëri të ditur lajmin përmes një fotografie përbri të cilës shkruante këto fjalë:
Let the Saga Begin ? World be Ready #UniversalMusicGroup Sapo I firmosur nga Kompania me e madhe ne bote Universal Music. Jam shum krenar per kte gje, dua & do punoj shum me shum per te ber Familjen Grupin Fansat & Shtetin tim krenar per ket. Ju falenderoj te gjith per mbeshtetjen. Smund Te harrojm dhe inaxhit Love ya too ?#OTR /Prive.al/