Ja ku po e gjen inspirimin Onati i Babastars!

By

Reperi i njohur i grupit Babastars, Onati, shquhet për stilin e veçant të të krijuarit muzikë duke i qëndruar besnik stilit të tij deri më tani.

Këngë të shumta e shumë prej tyre edhe hite të padiskutueshme kanë bërë që njerëzit të pyesin veten se ku po e gjen tërë këtë inspirim artisti.

Një video e publikuar së fundmi nga artisti në Instastory shfaqë artistin duke e dëgjuar rok grupin kosovar ‘Jericho’ tek të cilët duket se Onati gjen inspirimin për prurje të reja në repertuarin e tij.

Kjo e vërteton më së miri atë se nuk është patjetër të dëgjohet rep që të kultivohet diçka e tillë pasi sa më shumë lloje të muzikës të dëgjosh aq më shumë risi mund të sjellësh në projektet e tua. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm