Albert Krasniqi, miku i Cozman i përfshirë në zënkën me reperin nga Shqipëria, Noizy duket se qëndrimin në burg nuk e ka pasur të gjatë.
Kjo për faktin se kur ka mbushur 30 ditë paraburgim nën akuzën për vrasje në tentativë, ai është liruar nga paraburgimi duke iu kthyer familjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alberti përmes një postimi në rrjete sociale ku shihet me Cozmanin nën mbishkrimin: ‘Rikthehem’.
Qëndrimi në burg për një muaj duket të ketë bërë që Krasniqi të ndërrojë pak në pamje por kjo ka pak rëndësi. Dalja në liri është ajo që përbën prioritet për familjarë e miq që i kanë uruar mirëseardhjen në një varg komentesh në rrjete sociale. /Prive.al/