Ngadalë por sigurt. Në këtë mënyrë po vepron së fundmi në realizimin e projekteve të reja Nora Istrefi.
Në fillim të vitit, ishte pritur gjatë për ‘Sa t’kom dasht’ derisa më në fund, pritja që ia vlejti, mori fund me 9 Mars.
E pa shumë zhurmë, Nora ka finalizuar me xhirime edhe projektin e ri ‘Maje’ që tashmë dihet edhe kur do publikohet.
Në rrjetin social Snapchat, një prej bashkëpunëtorëve të këngëtares ka treguar se ky krijim muzikor do të publikohet nesër. Mbetet të shihet befasia e përgatitur nga Nora. /Prive.al/