Rozana Radi ia ka dalë ta fshehë shumë mirë lidhjen e saj për një periudhë të gjatë.
Romanca me Shpëtimin, një djalë diskret nga Tirana i punësuar pranë Policisë së Shtetitarriti të ruhej larg syrit të publikut mes tjerash edhe për shkak të karakterit të Shpëtimit.
Larg nga vëmendja mediatike, rrjetet sociale, fotografitë e tij numërohen në gishta.
Por, pak kush do e priste Shpëtimin të shfaqej në ekran LIVE dhe atë, në hiq më pak se një shou shumë të ndjekur.
I dashuri i Rozana Radit është paraqitur sonte me një mik të tij në lojën ‘100 milionë’ në Top Channel ku në një cikël prej tetë pyetjesh, synohen të fitohen rreth 75 mijë euro.
Pyetur nga prezantuesi Eno Popi se nga kush shoqërohen, Shpëtimi ka zbuluar se në studio është i pashoqëruar nga të afërm!
Dyshja janë eliminuar në pyetjen e dytë. /Prive.al/