‘I dashuri’ i Jasminës flet për statusin e tij!

By

Së fundmi, Jasminën e “Përputhen”, e “lidhën”.

View this post on Instagram

A post shared by Jasmin Kadriu (@jasminkadriu)

Mediat raportuan për një lidhje të saj me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorit të Bankës Shqiptare.

Dhe të themi të drejtën, bazë për dyshime pati mjaftueshëm.

Si provë u morën disa fotografi në rrjete sociale të cilat shfaqnin Jasminën në makinën e Erikut e madje e veshur edhe me gjërat e tij.

Erik Fullani i lidhur me Jasmina Kadriun? Detajet që nxorrën zbuluar

Por, të paktën vetë protagonisti, nuk është në lidhje (nëse nuk po gënjen).

Në një sesion me pyetje-përgjigje në Instagram, ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet saktësisht kësaj çështjeje, i pyetur nga ndjekësit që sigurisht, pas raportimeve të ditëve të fundit të cilat e ndërlidhin me Jasminën, kurreshtjen e kanë në maksimum.

“Jo, nuk jam [i lidhur]. Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak  kur të lidhem do t’ua them. Burrash” – është shprehur Eriku.

Burrash? Po të besojmë Erik!

Ndryshe, Eriku është personazh i njohur në Tiranë për jetën e shtrenjtë që bën dhe për shoqërinë e dikurshme e cila nuk vazhdon më me reperin e njohur, Noizyn. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm