Armina Mevlani nga Milano në Paris Fashion Week!

By

Armina Mevlani, bukuroshja nga Shqipëria e cila ishte në qendër të mediave për shkak të lidhjes me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën ka dëshmuar sërish se nuk njihet rastësisht si ikonë e modës.

Ajo pas përfundimit të Milan Fashion Week të cilën e ka ndjekur, ka marrë rrugën drejtë Parisit për të qenë e pranishme në javën e modës që po mbahet atje.

Rrugëtimin e saj në Paris po na e përcjellë përmes llogarisë së saj në Snapchat, ku mes tjerash ajo ka treguar se si po duket në sfilatën e dizajnerit të njohur francez Alexis Mabille, e ulur në rendin e parë.

Ish-Miss Albania vazhdon të mbetet njëra ndër femrat më të suksesshme në fushën e modës. Ajo para pak kohësh ishte  imazh i kompanisë Dolce & Gabbana./prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm