HYSAJ I PËRKUSHTUAR RRETH FILMIT PËR SHQIPTARËT!

By

Regjisori Ujkan Hysaj është duke punuar fort për filmin më të ri i cili promovon trashigiminë kulturore, ritualet dhe traditat e shqiptarëve para 100 viteve. Një ngjarje të vitit 1910 Hysaj e risjellë në këtë  film  human, qe flet per parimet e kodit etik te asaj kohe sesi njerezit kanë jetuar të lumtur para 100 viteve, flet edhe për dashurinë ndaj nënës, gruas dhe për më shumë flet për fjalën e dhënë BESËN. Regjisori është munduar që përmes këtij filmi të tregoj se kush kemi qene ne shqiptaret para 100 viteve dhe se si ka humbur njerezorja tek ne sot.

Ujkani gjithashtu rëndësi të veçantë po i kushton skenografisë dhe kostumografisë, të cilat do të përkojnë shumë me realitetin e para 100 viteve. Rolin kryesorë e luan Shkelqim Ismaili derisa skenari është punuar nga Besian Hysaj dhe sigurisht që regjia dhe producent është Ujkan Hysaj

 

Artikuj të ngjashëm