Hykolli-Taynës: Këngën s’e fshiva unë por kontratat që ke firmosur, kam investuar të arrish këtu

By

Ish menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli ka reaguar pas bllokimit të këngës së re “Si ai” në YouTube.

Hykolli ka listuar investimet që thotë t’i ketë bërë që Tayna të arrijë të qëndrojë në piedestal.

Ndërkaq, lidhur me bllokimin e këngës ish menaxheri thotë se “ai nuk e ka bllokuar”, por sipas tij, kënga është fshirë nga YouTube nga “firmat dhe kontratat” që ai thotë se reperja “i ka nënshkruar” për të arritur këtu ku është sot.

Kujtojmë se më herët Tayna reagoi ndaj këtij penalizimi në YouTube, duke thënë se “të gjithën ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit”.

“Si ai” është projekti rikthyes i Taynës pas një periudhe të gjatë kohore larg kamerave dhe muzikës.

I njëjti u klikua qindra mijëra herë, por pa i bërë 24 orë nga publikimi u hoq nga YouTube, derisa po të klikosh në linkun e këngës figuron emri – Rinor Hykolli.

Artikuj të ngjashëm