Sapo një këngëtar apo këngëtare të publikojë një baladë dashurie, rrethohet me spekulime se ajo këngë i është dedikuar dikujt në veçanti.
Dhe një baladë si ajo “Humbur” e Samanta Karavellës që mori shumë vëmendje në Këngën Magjike vitin që lamë pas, s’kishte si t’iu shpëtonte thashethemeve.
Por a ia dedikoi vërtetë dikujt ajo këtë këngë që mori zemrat e publikut që në dëgjim të parë?
Për Prive, Karavella thotë se jo gjithmonë një artist shkruan për jetën personale në këngët e tij.
“Jo domosdoshmërisht ngjarja i a ndodhur këngëtarit. Por çdo artist dëshiron që të interpretojë me emocion pavarësisht nëse kënga është personale apo jo. Duhet ta ndjesh atë histori sikur ka qenë e jotja edhe nëse nuk ka qenë. Tani nëse do më shumë detaje, nuk t’i them dot”, i është drejtuar ajo gazetarit Artan Telaku, duke e lënë të pakuptueshme nëse Humbur ishte një dedikim apo jo. /Prive.al