Loredana në mes të muajit mars për shkak të pandemisë u detyrua të anulonte turin e saj të koncerteve, në pikën më të favorshme të karrierës së saj deri tash.
E tashmë kur situata ka nisur të stabilizohet dhe masat janë duke u liruar, ajo i është rikthyer kësaj teme.
Artistja ka treguar se disa prej biletave për turin janë shtrenjtuar shkaku i impaktit të pandemisë por edhe rimbursimi është i mundur për këdo që dëshiron të bëj një gjë të tillë.
‘Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit.
E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor’ – shprehet mes tjerash Lori në sqarimin publik të bërë. /Prive.al.