Rita Ora është goditur nga zhgënjim i madh pasi Disney njoftoi se kishte anuluar filmin Beauty and The Beast.
Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi këngëtarja – e cila ka luajtur në 50 Shades Of Gray – zbuloi se ajo po luante një personazh kryesor në shfaqjen e re televizive.
Rita, 31 vjeçare, do të luante së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad të Frozen në rolin e saj më të madh deri më tani.
Një burim tha: “Rita ishte absolutisht e shkatërruar kur i thanë se Beauty And The Beast ishte anuluar.
“Ka pasur probleme me skenarin. Askush nuk e ka idenë se sa kohë do të duhet për ta rikthyer filmin në rrugën e duhur.”
Një burim i dytë prodhimi shtoi: “Disney janë fansa të mëdhenj të Ritës. Ekzekutivët e lartë atje po e mbështesin atë gjatë gjithë rrugës.”
Rita tani do të ketë më shumë kohë për të punuar në muzikë të re pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me BMG. /Prive.al