Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju, nga astrologu Shri Bejan Daruwalla.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Edhe kur bëni çmos për tu përshtatur me ritmin e ri të çuditshëm dhe të pabarabartë të botës, ka shumë momente kur do ju duket e pamundur të jetoni kështu. Por këtë javë, bëni çmos të kujtoni veten se edhe këto kufizime të forta nuk mund t’ju ndalojnë të jetoni. Ju vetëm duhet të lëvizni ngadalë – të bëni disa hapa njëkohësisht, të rivlerësoni secilën zgjedhje pasi ta keni bërë. Ka mënyra për të vazhduar, nëse jeni të hapur për ndryshime.

Demi

Tani është një kohë e pasigurisë në rritje, por tashmë jeni plotësisht i pajisur për ta trajtuar atë; kjo është një javë për të menduar për strategjitë tashmë të disponueshme për ta bërë këtë. Është e lehtë të imagjinohet se çelësi i mbijetesës qëndron diku në distancë, duke pritur të zbulohet, por ka aq shumë mençuri që ju tashmë posedoni. Këtë javë, mjetet më të dobishme do të jenë ato që keni tashmë. Magjia më e dobishme do të jetë ajo që tashmë është brenda jush, duke pritur.

Binjakët

Ju duket sikur po jetoni në kushte të pamundura për shumë kohë tashmë. Ju mungon energjia që kishit dikur. Por ndryshimi që po ndodh tani është i çuditshëm dhe i ngadaltë; mirëpo shumë shpejt jeta do i kthehet normalitetit me të cilin jeni mësuar. Mos u nxitoni në veprime të mëdha kur të ato të voglat – çdo telefonatë, çdo gjest solidariteti dhe mbështetjeje – mund të ofrojnë tashmë, në heshtje, atë që ju nevojitet.

Gaforrja

Nëse pjesët më të mira të vetes duket se qetësisht janë izoluar, mund të jetë e lehtë të filloni të besoni se diçka brenda jush është dëmtuar përgjithmonë, se shkëlqimi ose besimi juaj ose aftësia për t’u kujdesur ka humbur. Asnjë nga këto nuk ka humbur, natyrisht – ju jeni akoma ju, dhe gjithçka e mirë është akoma atje. Momentet e pasigurisë nuk janë shenja dobësie. Të jesh plotësisht vetvetja është të jesh në lidhje me njerëzit e tjerë, kështu që shfrytëzoje këtë javë për të arritur tek ata që sjellin më të mirën në ty.

Luani

Cilado qofte situata në jetën tuaj, ketë javë priten vetëm gjëra pozitive. Yjet do ju bëjnë edhe më te logjikshëm dhe largpamës. Beqarët nuk duhet të ngurrojnë të bëjnë deklarata dashurie sepse mund të marrin aprovime më para nga sa mund ta kishin menduar. Buxheti do arrini ta menaxhoni me më shume rigorozitet. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur këtë periudhë. Shëndeti do vijë ditë pas dite duke u përmirësuar. Edhe ata që kanë pasur shqetësime serioze do ndihen më të qetë. Në punë do ju ecë gjithçka sipas parashikimeve kështu që për asnjë moment nuk do gjendeni në vështirësi. Edhe me familjaret marrëdhënia do jetë e shkëlqyer.

Virgjëresha

Pavarësisht të gjitha vështirësive që jeta do iu sjellë, do mundoheni të bëni të pamundurën kësaj jave që të kaloni disa momente të ngrohta me partnerin. Kohën e lirë kushtojani plotësisht atij. Beqaret do kenë njohje gjatë një darke me miq e shokë dhe dikë do doni ta njihni edhe më shumë. Financat do arrini t’i menaxhoni me përpikërinë më të madhe dhe do mund ta mbani situatën nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë në periudhën më të mirë të mundshme. Nëse jeni duke mbajtur dieta kujdes mos qëndroni fare pa ngrënë. Në punë situata mund të destabilizohet goxha dhe ky do jetë shqetësimi më i madh i javës. Edhe jeta familjare do jetë goxha e trazuar.

Peshorja

Ka rrezik te përballeni me surpriza jo te mira gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah nuk do toleroni ne asnjë moment. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri dhe serish do mbeten vetëm. Mos kërkoni një person perfekt sepse ai nuk ekziston. Ne planin financiar do ju ndjeke fati i keq dhe do keni goxha vështirësi. Kërkoni ndihme pa qene shume vone. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës dhe ne fund te javës do keni energjinë e dëshiruar. Ne pune do keni disa përballje te forta me shefat, por ne fund do e merrni atë qe keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen te tregoheni paksa kokëfortë. Ne familje do keni mosmarrëveshje.

Akrepi

Tensioni qe ka ekzistuar gjithë këto kohe ne jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet gjate kësaj jave. Ju do e kuptoni se keni bere disa gabime dhe do dini te kërkoni falje. Edhe partneri do jete me i gatshëm te bashkëpunojë. Beqaret do jene fatlume dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Një etape e re do filloje ne jetën tuaj. Ne planin financiar nuk do keni shume përmirësime, por gjithsesi situata nuk do jete aspak problematike. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë shqetësim. Do jeni çdo dite ne forme te shkëlqyer. Ne pune yjet do ju japin energji dhe do ju nxitin te tregoheni këmbëngulës. Familjaret do i keni krah ne çdo fushe.

Shigjetari

Yjet do ju përkëdhelin se tepërmi këtë jave ju qe jeni ne çift dhe do ua bëjnë jetën akoma me te bukur. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Beqaret edhe pse do kenë shume mundësi për te krijuar një lidhje duhet te bëjnë kujdes. Jo te gjithë personat mund t’iu përshtaten. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire. Do tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do mund te kryeni transaksionet e dëshiruara. Shëndeti nuk do jete problematik, por duhet te bëni kujdes me ushqimin e tepruar. Puna do ece goxha përpara dhe do sjelle përfitime ne te ardhura. Do ndiheni mire për arritjet. Me familjaret do keni diskutime te gjata.

Bricjapi

Kjo jave do jete shume e vrullshme për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroni ne mënyrë te çmendur, por edhe kur te debatoni nuk do përmbaheni. Kujdes sepse disa gabime te vogla mund ta kthejnë situatën ne disfavorin tuaj. Beqareve nuk do ju mungojnë ne asnjë moment rastet për te krijuar një lidhje. Shfrytëzojini ato. Ne planin financiar do keni serish disa vështirësi, kështu qe merrni sa e shpejt masat pa qene vone. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, por lodhja do beje punën e vet. Here pas here do jeni pa fuqi. Ne pune, nëse nuk do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni, kërkoni ndihme. Ne familje do tregoheni me autoritare sesa duhet.

Ujori

Marsi do i zgjojë këtë javë edhe ata më indiferentet. Do përkujdeseni mjaft për jetën në çift dhe do bëni që çdo çast të jetë si një ëndërr e vërtete. Tradhtitë nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë, por duhet ta lënë veten më të lirë dhe të bëjnë atë që do ndiejnë për momentin. Nëse në plani financiar, deri tani keni ditur si të manovroni, as kjo javë nuk do ketë probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë i përkryer, por për fatin e madh nuk do keni probleme serioze. Në punë do iu jepen mundësi interesante për ta treguar veten sesa vleni. Përfitoni dhe do mbusheni edhe vete me gëzim e optimizëm.

Peshqit

Jepini më shumë besim partnerit tuaj këtë javë, bëni gjera të çmendura dhe keni për t’u ndier mirë vetë dhe ai që keni në krah. Nëse partneri ju propozon një ngjitje në mal apo një piknik diku mos u mendoni dy herë për të pranuar. Ju beqarët do jeni shumë joshës dhe nuk do lini asnjë person të kalojë para jush indiferent. Ka mundësi qe nga mesi i javës të merrni edhe ndonjë propozim më të veçantë. Gjendja financiare do konsolidohet tej mase kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim ose mund te filloni të shlyeni disa borxhe. Shëndeti nuk do jetë i keq, vetëm kujdes mos përballeni me ndonjë aksident të papritur. Në punë, këtë javë, gjithçka do ece sipas planeve dhe nuk do ju dalin asnjëherë vështirësi serioze. Familja pa probleme.

Artikuj të ngjashëm