Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ia nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju, nga astrologu Shri Bejan Daruwalla.
Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore, Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:
Dashi
Këtë javë do të kaloni kohë më shumë në internet dhe komunikim virtual, sepse keni nevojë për ndihmë mbi një projekt në të cilin po punoni. Po ashtu disa ide shumë premtuese mund të ju vijnë në mendje. Nëse po mendoni të krijoni raport më të ngushtë qoftë profesional ose romantik, duhet të jeni ju ata që afroheni të parët. Merreni ju në dorë krijimin e një raporti të ri me dikë. Mund të jetë një nga gjërat më të mira që keni bërë në jetë!
Demi
Presioni nga shoqëria është diçka e vështirë që ta injoroni. Gjithkush ka dëshirë që të jetë i përfshirë, i pranuar, i pëlqyer – dhe jo, kjo nuk ndodh vetëm tek adoleshentët! Edhe tek të rriturit mund të ndodhë kjo. Këtë javë do të dëshironi të jeni pjesë e një rrethi dhe po mendoni të bëni diçka qe zakonisht nuk do ta bënit. Mos bëni diçka për të cilën do të pendoheni! Kah fundi i javës do të ndjeheni shumë me fat për një person të caktuar në jetën tuaj. Do të mund të përfundoni një marrëveshje që ka qenë shumë e vështirë.
Binjakët
Jeni bërë më të vetëdijshëm për impulsivitetin tuaj. Zakonisht merrni vendime pa e menduar mirë në atë moment. Kjo shumë shpesh ju ka sjell telashe, dhe tani po mundoheni t’i rezistoni impulsivitetit tuaj. Mirëpo, këtë jave do të ballafaqoheni me një situatë që kërkon përgjigje të shpejt. Besojini instinktit tuaj! Dicka që keni thënë së fundmi është keqkuptuar, dhe ka shkaktuar një boshllëk në lidhjen tuaj. Kushtojini rëndësi në mënyrë që të sqaroni gjithçka.
Gaforrja
Bëni kujdes këtë javë që dikush të mos ju kontrollojë në një bisedë. Mirëqenia dhe lumturia juaj është në pyetje! Ju jeni një person i fortë mirëpo shumë shpesh evitoni konfliktin. Është shumë e rëndësishme që të mbroni veten dhe të thoni atë që keni në mendje. Është dikush në jetën tuaj që vazhdimisht ju sfidon. Edhe pse ky person është burim i frustrimit për ju, pikërisht ky person ju ka ndihmuar që të tejkaloni kufijtë e tu dhe keni arritur më shumë se që keni menduar. Gjithnjë pranoj sfidat.
Luani
Këtë javë një pasiguri po ju bën të ndiheni më pak kompetent. Nëse ndjeni se duhet të merrni situatën nën kontroll, pikërisht kjo ju duhet! Nëse ambienti i vendit ku po qëndroni ka filluar të ndjehet monoton, bëni një ndryshim! Ngjyrosni muret, vendosni lule apo dekorime tjera. Kështu do ta kuptoni se është në dorën tuaj të bëni veten të ndjeheni më mirë. Raportet me të tjerët dhe puna do të jenë të kënaqshme këtë javë. Kah fundi javës bëni diçka për t’u relaksuar.
Virgjëresha
Dicka që ju mund ta bëni shumë lehtë do të frikësojë disa persona të caktuar në jetën tuaj. Qoftë kjo një aftësi apo talent, ju e bëni të duket tejet e thjeshtë dhe e lehtë. Këtë javë do të keni mundësinë që të mentoroni dikë që ka qëllim ta përvetësojë këtë aftësi. Nëse keni kohën dhe mundësitë, asistojeni këtë person. Do ju jepet një detyrë që do ju duket e vështirë ose e pamundur, nëse nuk hiqni dorë ju do ja dilni për mrekulli.
Peshorja
Nuk ka rëndësi sa të zënë jeni gjatë javës, ju duhet të gjeni kohë që t’ia kushtoni vetes dhe të relaksoheni. Kështu ju do keni mundësinë që në qetësi të mendoni se çfarë kahe dëshironi që jeta juaj të marrë. Disa mundësi do të jenë të hapura për ju, dhe sigurohuni që po përfitoni nga ato sa më shumë që të jetë e mundur. Gjeni një aktitivitet që vë në funksion anën tuaj kreative.
Akrepi
Lejoni intuitën tuaj të ju drejtojë në një bisedë që do bëni këtë javë. Duhet të kuptoni më mirë emocionet e bashkëbiseduesit tuaj, nëse komunikimi verbal nuk po zgjidh asgjë. Keni disa detyra që duhet të bëni këtë javë dhe po përtoni tej mase. Mirëpo mendoni vazhdimisht për rezultatet e përfundimit të këtyre detyrave. Këtë javë do të gjeni veten në mesin e disa dramave, qëndroni të qetë dhe mos u përfshini më shumë se që duhet.
Shigjetari
Një çështje problematike me një mik ose familjar do ju hapë sytë që të jeni më të durueshëm dhe të dëgjoni me kujdes. Edhe ky problem është frustrues për ju, një pjesë e fajit është e juaja. Kjo nuk do të thotë që të jeni më të durueshëm vetëm me atë person, por më gjithçka në jetën tuaj. Kjo nuk do të përmisoj vetëm raportet me të tjerët por edhe me veten. Ndoshta së fundmi nuk keni marrë atë që keni dashur, mirëpo kjo do të thotë që universi ka një plan tjetër për ju.
Bricjapi
Këtë javë do të ndjeni që nuk keni shumë energji mirëpo do ju duhet. Keni për të bërë një punë ose prezantim të rëndësishëm në të cilin duhet të investoni gjithë kohën dhe energjinë tuaj. Gjeni se cka po ju mundon dhe mendoni për një zgjidhje. Asgjë nuk është e përkohshme. Një gjë që duhet ta kuptoni është se nuk mund t’i bëni të gjithë të lumtur. Është e rëndësishme të bëni veten të lumtur!
Ujori
Ju jeni një person i drejtuar tek detajet. Ju e kuptoni që e vërteta fshihet pas detajeve. Mirëpo ku fokus në detaje do ju bëjë të humbni pak sensin e imazhit të plotë. Ndonjëherë fokusi në detaje bën më shumë dëm! Në raporte njerëzore jeni një person shumë i shoqërueshëm ndonjëherë është vetmja ajo që ju pëlqen më shumë. Ju po ashtu jeni një person shumë privat dhe kureshtja e personave për jetën tënde personale nuk është e mirëpritur nga ana juaj. Mirëpo mos e keqkuptoni, sepse kjo mund të jetë një përpjekje e atij personi në mënyrë që të ju njoh mirë.
Peshqit
Ju zakonisht jeni shumë besnikë dhe një person optimist dhe shpresoni shumë që gjërat të zgjidhen vetvetiu. Por një person në jetën tuaj po shfaq emocione të forta zemërimi gjë që po ju shqetëson. Mirëpo kjo është java që të filloni të kuptoni më shumë burimin e këtyre emocioneve. Adaptimi do të jetë pika kyçe për ju në lidhje me një sipërmarrje që keni filluar e cila nuk po ecën ashtu siç kishit shpresuar. Nëse mund të gjeni pozitivitet edhe në këto situata në fund të fundit do të gjeni vetëm shpërblime.