Akuza të reja janë drejtuar në adresë të aktorit amerikan Kevin Spacey, për ngacmime seksuale.
Filmbërësi amerikan, Tony Montana ka deklaruar Spacey e kishte prekur atë në një bar në Los Angeles në vitin 2003.
Montana thotë se ai kishte mbetur për gjashtë muaj i traumatizuar, pasi thotë se Spacey i kishte futur duart me forcë.
Kjo deklaratë vjen pas akuzave të aktorit Anthony Rapp, se ylli i serialit të famshëm House of Cards, ishte përpjekur ta joshte seksualisht, kur ai ishte ende 14 vjeçar.
Lidhur me këtë, Spacey ka thënë se nuk mbanë mend asgjë, por ka thënë se nëse e ka bërë një gjë të tillë, i vjen tmerrësisht keq.
Ndërsa Montana, ka thënë se kur i ndodhi ky incident seksual me Spacey, ai ishte 30 vjec, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Të gjitha këto deklarime, vijnë pak pasi producenti i famshëm amerikan, njëri ndër më të spikaturit, Harvey Weinstein, u akuzua nga dhjetëra gra se i kishte ngacmuar seksualisht dhe u kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të karrierës. /Prive.al