Projektet muzikore në estradën shqiptare po janë të bollshme, sidomos gjatë verës.
Ne po përjetojmë ‘invazion’ këngësh e videoklipesh që shkaku i masivitetit, shpesh po ngjasojnë me njëra – tjetrën.
Problem i madh janë bërë sidomos videoklipet, të xhiruara shpesh në lokacione të njejta.
Por, kjo s’mund të thuhet për Tuna Sejdin. Këngëtarja e njohur që e ka paralajmëruar këngën e re, publikimi i së cilës është çështje orësh, duket të ketë investuar goxha edhe në aspektin vizual.
Videoklipi i këngëtares është xhiruar në një lokacion në Mal të Zi, i cili ka një të kaluar të paqasshme nga publiku.
Prive.al ka arritur të mësojë se produksioni me të cilin ka punuar këngëtarja është kujdesur për të targetuar këtë lokacion, puna në të cilin duket të mos ketë qenë aspak e lehtë, shkaku i lejeve të nevojshme dhe kohës së limituar.
Sidoqoftë, duket se ia ka vlejtur barra qeranë kur produkt final është ‘Chonga’, unike dhe e pa parë paraprakisht./Prive.al