Çifti i bujshëm Romeo dhe Heidi po e shijojnë romancën e tyre si më së miri.
Sot, bukuroshja shqiptare ka festuar ditëlindjen e saj, e një urim s’kishte se si të mungonte nga partneri i saj prej muajsh.
“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta. Të dua edhe kur s’ta them”, ka shkruar Romeo, krahas një fotoje ku shihet duke e puthur Heidin në ball.
Dyshja, jo fort të ekspozuar në mediat sociale, kanë bërë udhëtime të shumta së bashku pas përfundimit të Big Brother.