Cila këngëtare shqiptare është fqinje me gratë e familjes Kardashian?

By

Nga familjet më të famshme në botë padyshim që është ajo Kardashian – që rastis të jenë edhe fqinj me këngëtaren e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.

Këtë fakt na e zbuloi vetë këngëtarja gjatë një interviste për emisionin “Goca dhe gra” së fundmi.

Ajo tha se ka fqinje Kylie Jenner dhe Kim Kardashian dhe thotë se ajo janë gra shumë të thjeshta dhe nuk duken ashtu siç paraqiten në ekran.

“Ne i kemi fqinje, Kylie, nënë e tyre, Kimin dhe shumë të famshëm. Ato dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran. Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë Angjelinës si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare. Nuk kanë lidhje fare me atë se si duken në foto. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit”, tha me shaka Albëria. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm