Njëherë në lojën Haje ose Thuaje, në emisionin e tij Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Alaudin Hamiti, pati një listë këngëtaresh për t’i renditur, dhe sipas tij më pak e talentuara ishte Xhensila Myrtezaj.
Dhe nga ajo kohë e tani, këngëtares Myrtezaj i ka ngelur hatri me moderatorin e NIN.
Edhepse këngëtarja është ftuar në emision, ajo ka refuzuar të vijë me arsyetimin se nuk i pëlqen moderatori.
Këtë histori e ka treguar vet Hamiti gjatë ripërsëritjes së lojës Haje ose Thuaje, por kësaj here me reperin Don Phenom.
Rrëfimin e plotë të ngjarjes, mund ta ndiqni më poshtë: