Harry dhe Meghan befasojnë me vendimin

By

Llogaria zyrtare e Instagramit të Meghan Markle dhe Prince Harry @SussexRoyal, papritur ndaloi së ndjekuri disa llogari mbretërore dhe JustJared pretendon se e di arsyen.

Nëse nuk e keni vërejtur, kjo llogari më parë po ndiqte 23 llogari, por tani i ka vetëm 16.

Ata ia bënë Unfollow llogarisë @KensingtonRoyal (e cila është e Princit William dhe Kate Middleton), @ClarenceHouse (e cila është e Princit Charles dhe e Dukeshës Camilla), Princeshës Eugenie, llogarinë e familjes mbretërore dhe të tjera.

Sidoqoftë, dukesha Meghan dhe Princi Harry këtë gjë e bënë për një arsye të mirë.

Në një postim të fundit ata treguan se kanë vendosur që t’i “ndjekin” vetëm llogaritë që “promovojnë mirëqenien mendore, fitnes mental, pozitivitetin rreth pamjes fizike dhe rëndësinë e lidhjes njerëzore.

Maji është Muaji i Sensibilizimit të Shëndetit Mendor në Amerikë, ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar më 13 maj fillon Java e Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor.

Çifti mbretëror njoftoi gjithashtu se do të ndjekin çdo muaj organizata të reja për të nxjerrë në pah shkaqe të ndryshme të rëndësishme.

Artikuj të ngjashëm