Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar me Viktor Palokaj, që njihet si Unikkatil.
Haradinaj tha se reperi është unik në kuptimin e plotë të fjalës.
“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që Unikkatili erdhi në Kosovë më 27 korrik për shkak të koncertit madhështor i cili u mbajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ai dhe shumë artistë të tjerë, krijuan një atmosferë të paharruar.