Hapet Festivali i Kanës

By

Festivali më prestigjioz i filmit, ai i Kanës, ka shtruar tepihun e kuq.

President i jurisë, Ruben Ostlund, “ka dhënë një mesazh sfidues të optimizmit në ditën hapëse të edicionit të 76-të, duke e poziconuar këtë ngjarje si një bastion të komunitetit në një botë gjithnjë e më të atomizuar,” shkruan The Guardian.

“Nëse e shikoni botën e sotme, e shihni që kinemaja është unike për arsyen e thjeshtë që ofron një hapësirë ku të gjithë shikojnë filma së bashku”, ka thënë Ostlundi.

Festivali do të hapet me filmin Jeanne du Barry ku protagonist është aktori Johnny Depp, që këto vite konsiderohej “i anuluar nga shoqëria”, e që ka gjeneruar konradikta.

Ndërkaq, festivali do të përmbyllet me filmin Elemental nga regjisori Peter Sohn.

Artikuj të ngjashëm