Dyshja e njohur e skenës sonë, Noizy dhe Enca, javë më parë u shndërruan në kryetemë të mediave rozë pas mosmarrveshjeve që patën lidhur me një deklaratë të kësaj të fundit.
Sidoqoftë që të dy i thanë ato që kishin për të thënë dhe duket se ka ardhur koha që kjo mosmarrveshje të hidhet pas krahëve.
Këso përshtypje të paktën na jep veprimi i fundit i dyshes në Instagram ku kanë fshirë postimet që kishin qenë të dedikuara për njëri tjetrin.
Ky duket një hap konkret në përmirësimin e raporteve mes dy prej artistëve më të kërkuar shqiptarë të momentit. /Prive.al/