Letra të shumta në drejtim të Zaimina Vasjarit! Kush i dërgoi vallë?! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, javën e fundit ishte larguar jashtë vendit me disa angazhime në sferën profesionale.

E me tu kthyer në shtëpi ajo hasi në disa befasi mjaft të këndshme.

Bëhet fjalë për disa letra të shkruara me dorë e me mesazhe plot kuptim të cilat me të arritur në shtëpi këngëtarja nuk hezitoi t’i hapë e ti ndajë me publikun.

Sipas ‘zakonit’ duhej që më 6 dhjetor të stolisej bredhi i vitit të ri por me që ajo nuk ishte prezente për detajin në fjalë u përkujdes një mikeshë e saj e cila përpos stolisjes së bredhit shkroi edhe letrat ‘enigmatike’ për Zain.

Më poshtë mund ti shikoni një nga një surprizat e bëra për këngëtaren e njohur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm