Kjo për nivelin absolut të rekordit të audiencës gjatë sezonit të dytë.
“Banyjay” ka organizuar këtë ngjarje me rastin e 25-vjetorin të formatit, që pas një çerek shekulli vazhdon të jetë super i suksesshëm në botë.
Çka e bëri Big Brother VIP Kosova 2 të jetë kaq i suksesshëm dhe a kanë nisur përgatitjet për edicionin e tretë?
Për këto ka folur autori i këtij formati, Alaudin Hamiti.
“E dimë që Kosova nuk njihet si një vend i madh sikur Italia apo Anglia apo Australia, Portugalia a Spanja që i ka Big Brother-ët gjigand. Por me ato mundësi që ne i kemi, ata kanë qenë të mahnitur, dhe kjo vjen krejt si rezultat i punës dhe pasionit që kanë punëtorët në Big Brother”, deklaroi Hamiti.