Dua Lipa ndan detaje të reja për publikimin e albumit të dytë

By

Dua Lipa ka marrë qendrën e vëmendjes me publikimin e këngës së saj të re ‘Don’t Start Now’.

Më parë ajo kishte paralajmëruar se në horizont është edhe albumi i saj i dytë që paraqet një ‘epokë të re’ për artisten.

E ftuar në “The Graham Norton Show” ku edhe performoi këngën live, ajo na dha një shije se si do tingëllojë albumi i saj i ri.

Pas perfomancës, ndër ovacione ajo mirëpritet në pjesën tjetër të të ftuarve ku janë Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, Helen Mirren që e presin me lëvdata dhe përqafime. Po ashtu edhe aktori Sir Ian Mckellen i cili i puth edhe dorën.

Në intervistë ajo zbulon se publikimi i albumit është shumë afër.

“Albumi i ri do të dalë vitin e ardhshëm dhe titullin do ta zbulojmë pas një muaji dhe ka tinguj të një diskoje nostalgjike, mirëpo sa të zbulohet titulli i albumit muajin e ardhshëm gjithçka do të marrë kuptim.” – tha ajo gjatë intervistës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm