Sipas legjislacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, patentë shoferin mund ta marrësh qysh në moshën 16 vjeçare!
Mirëpo kush e di pse i është dashur kaq shumë kohë këngëtares Bebe Rexha, që të vendos të marrë lejen e vozitjes nga autoritetet.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka treguar në Instagramin e saj se është pajisur me patentë shofer tani në moshën 29 vjeçare.
Përmes një fotografie ku shfaqet me një dokument në dorë e që është prova se testin e ka kaluar Bebe Rexha shkruan:
“E mora patentë shoferin sot! Tytt tyt. Të gjithë ruhuni, Bebe është në rrugë”, ka shkruar këngëtarja!