Të gjithë e shohim të lumtur dhe duke jetuar një jetë prej luksi pasi siç tashmë e dini, Kylie Jenner është njëra ndër femrat e reja më të pasura në botë.
Por, jo gjithçka është ashtu siç duket dhe shohim në rrjetet sociale. Kështu ka deklaruar vet Kylie, përmes një postimi të bërë së fundi në Instagram, aty ku ndiqet nga miliona njerëz.
Ajo tregoi se ka vuajtur nga ankthi dhe ka pasur ulje dhe ngritje kur solli në jetën vajzën e saj.
“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë). Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi bebi u përballa me ulje-ngritje.
Ndihesha sikur duhet të rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në rrjetet sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”, ka shkruar ajo./Prive.al