Ajo ka një stil ekstravagant dhe së fundmi, ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale.
Nga fillimet e saj në muzikë e deri më tash, Flaka ka ndryshuar shumë në pamje. Dikur ajo kishte një shpirt rokereje dhe kjo i shfaqej edhe në stilin e veshjes, ndërsa tani ajo duket më glamuroze, shto këtu faktin që po kujdeset shumë për fizikun e saj edhe në palestër.
Por lënë anash të gjitha këto, theksin kësaj here po e vëmë te stili i ri i flokëve të saj.
Flaka ka publikuar një fotografi në Instagram, ku prezanton prerjen e re të flokëve që është mjaft e veçantë dhe e guximshme. /Prive.al