Nuk e kishim parë asnjëherë me flokë të shkurtra, ngase ajo gjithnjë është paraqitur me flokë të gjatë e të kuruar.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Miriam Cani, ka guxuar për të provuar një pamje të re, dhe ia ka dalë me sukses.
Cani që i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme ngase gjithnjë duket bukur dhe e kuruar në publik, ka prerë krejt shkurt flokët e saja.
Tashmë ajo ka guxuar ta provojë stilin francez të flokëve që nuk mbulojnë as qafën, dhe po duket për mrekulli. /Prive.al