Aishwarya Rai Bachchan është dërguar në spital pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19 në fillim të kësaj jave.
Aktorja indiane, që ishte edhe Miss i Botës dhe një nga fytyrat më të famshme të Bollywood-it, është duke u trajtuar në Spitalin Nanavati të Mumbait, raporton agjencia ANI.
Vajza e saj Aaradhya gjithashtu është dërguar në spital.
Burri i Aishwarya, Abhishek dhe vjehrri Amitabh Bachchan, të dy gjithashtu aktorë të njohur, kanë qenë në spital që nga e shtuna pas infektimit me virus.
Aishwarya konsiderohet një nga gratë më të bukura të botës.