Mbrëmjen e së premtes, ndeshja në mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, ka mbajtur të gozhduar të gjithë shqiptarët, zviceranët dhe serbët.
Por më së shumti shqiptarët, e familjarët e katër prej tyre që po luanin për kombëtaren zvicerane në botëror.
Pasi Granit Xhaka shënoi golin e parë kundër Serbisë, në një ndeshje që nuk ishte vetëm sportive por edhe e ngjyrosur politikisht për shkak të së kaluarës historike në Ballkan, festa ka përfshirë familjen e tij.
E gruaja e Xhakës, Leonita ka postuar në Instagramin e saj dedikime për bashkëshortin por edhe për Xherdan Shaqirin, që shënoi golin e dytë.
“Nuk ka nevojë për fjalë”, ka shkruar Leonita, duke publikuar imazhin e dyshes që do mbetet në histori.
Dhe më pas, ajo ka publikuar edhe një video ku shfaqet duke vallëzuar me fanellën e Xhakës e me muzikë folklorike. /Prive.al