Dua Lipa njëra ndër vajzat më me impakt në Britani!

By

Këngëtarja Dua Lipa është shpallur nga revista Vouge e edicionit të Britanisë së Madhe, si jnëra ndër gratë më të suksesshme dhe më me impakt në Britani të Madhe.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, është radhitur në mesin e plot grave të tjera, që janë cilësuar të jenë të fuqishme në Britani të Madhe, përfshirë këtu biznismene e figura të tjera të rëndësishme të vendit.

“Në 12-të muajt e fundit, 22 vjeçarja Dua Lipa është shndërruar nga një këngëtare pak e njohur, në një yll ndërkombëtar. Dua ka bërë histori në ceremoninë Brits, duke u bërë artistja e parë që merr pesë nominime”, thuhet në arsyetimin e Vogue, për futjen e Dua Lipës në këtë listë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm