Bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranë Erion Veliajt, Ajola Xoxa, kohëve të fundit është marrë me videoklipe, konkretisht punoi si regjisore.
Klipin e fundit që Ajola realizoi ishte kënga e Noizyt në bashkëpunim me reperin italian Ghali, për këngën ‘Parku i Lojërave’.
Përmes një statusi në Instagram, Ajola i falënderoi pafund artistët për besimin e dhënë, por foli edhe për profesionalizmin e Noizyt dhe zemërgjerësinë e tij.
‘I jam pafund mirenjohese Noizyt dhe Ghalit per besimin e tyre ne krijimin dhe drejtimin e kesaj video.
Noizy vertet eshte se jashtmi ai reperi cool dhe rebel, por po aq eshte nje njeri jashtezakonisht serioz ne pune, gjithmone i perpikte ne orar, vleresues dhe mirenjohes me absolutisht te gjithe stafin qe punoi 3 dite per kete video, pafund i dashur me femijet qe kishim ne set, asnjehere nervoz, asnjehere kritikues, por gjithmone motivues per ne te gjithe, vleresues per punen e secilit dhe i angazhuar ne cdo moment te jape edhe me teper nga cfare i kerkohet, plot mbeshtetje dhe mbi te gjitha plot mirenjohje nga fillimi deri ne fund.
Thank you shoku for your humble, peaceful and grateful soul’, ka shkruar më tej ajo.