Mario, grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare i njohur për bashkpëunimin shumëvjeçar me Kim Kardashian ka festuar dje ditëlindjen e 37-të.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë disa fotografi të zyrave e veta të reja në një nga zonat më piktoreske të Nju Jorkut.
Ai është shprehur se kjo është dhurata më e mire për ditëlindje që ja ka bërë vetes falë mundit dhe përkushtimit prej dy dekadash në profesionin e tij.
Kur familja e tij emigroi në amerikë, ai ishte një fëmijë i thjeshtë me origjinë shqipëtare prindërit e të cilit asokohe pastronin zyra të ngjashme me atë që artisti i makeup-it ka sot.
“Oh, Zot i madh. Sot mora çelësat e zyrave të mia të reja në Nju Jork në ditëlindjen e 37. U zgjova i lumtur dhe gjithashtu i emocionuar sepse kjo ka qenë një nga ëndrrat e mia për më shumë se dy dekada,” ka shkruar artisti në Instagram.
“Kur prindërit e mi erdhën këtu, ata pastronin zyra si këto për kaq shumë vite. Gjithmonë ëndërroja që të jetoja në Nju Jork në pjesën e sipërme lindore dhe të ishte afër më zyrat e mia.” shtoi ai në këtë njoftim prekës.
Në vijim, Mario është shprehur se është i vetëdijshëm se i është dashur shumë kohë, por është gjithsesi mirënjohës.
Ai ka theksuar se është e rëndësishme që artistët të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe qëllimet e tyre.
“Vazhdoni dhe besoni te vetja. Bëhuni më të fortë.”
Në fund ai nuk ka harruar ti falenderoj fansat e tij për mbështetjen e dhënë gjithë këto vite: “Faleminderit për mbështetjen tuaj ndër vite në mënyrë që ëndrrat e djemve të Bronx-it të bëhen realitet.”/Prive.al