Genc Prelvukaj me mesazh të fortë para zgjedhjeve (FOTO)

By

Këngëtari Genc Prelvukaj pak ditë përpara zgjedhjeve ka dhënë një mesazh të fortë që lidhet me këtë proces.

Në mes të thashethemeve për përhapjen e fenomenit të blerjes së votave, Prelvukaj është shprehur: ‘Nese dikush ju ofrohet per ta blere voten tuaj, duhet ta kuptoni qe ato leke jane vjedhur diku nga taksat tuaja sepse askush parane e fituar me djerse nuk e shpenzon ne ate menyre. Me kete rast ju e shisni voten tuaj, tek hajdute e kriminele, qe permes saj ata e vjedhin te ardhmen tende e te femijeve tuaj’.

Genci është shpesh aktiv në çështje të historisë dhe politikës, me të cilën kishte flirtuar më dukshëm një kohë.

Si pjesëtar i PDK-së, ai kishte shërbyer në pozita të ndryshme politike në Ministri dhe ndërmarrje publike teksa aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Shoqatës për të Drejtat e Autorit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm