Greta Koçi sërish, edhe një këngë dashurie me titull “Ku gabuam”

By

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me reperin Genc Prelvukaj dhe pas këngës solo”Përsëri” që ishte një baladë dashurie, Greta Koçi do sjellë edhe një tjetër.

Këngëtarja e ka paralajmëruar këngën e re përmes profilit të saj në Instagram, ku së fundmi po e promovon shumë edhe punën e saj dytësore, atë të një ndërmarrëse.

Greta dhe Eni Koçi kanë një butik veshjesh në Tiranë, të cilin e drejtojnë krahas karrierës muzikore.

Por të qenit një biznismene, Greta po ia del mirë edhe me  muzikën dhe projektet i ka të shpeshta në kohë.

Sipas titullit, edhe kënga e saj e fundit do jetë një baladë dashurie që i kushtohet një ndarjeje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm