Kishin planifikuar të sjellin një këngë së bashku, por e kanë mbajtur të fshehur nga fansat e tyre.
Tani kur xhirimet për klipin kanë filluar, Greta Koçi e ka bërë të ditur se po sjellë një këngë me reperin Genc Prelvukaj.
Një insert të këtij klipi këngëtarja shqiptare e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, duke thënë se së shpejti sjellin klipin e ri.
Meqë kënga po realizohet në prag të ditëve përvëluese të verës, ky projekt i ri mund të jetë melodia e re e ditëve të ngrohta.
Përveç Gretës, Genci po përgatit një bashkëpunim edhe me këngëtaren shqiptare që jeton në Zvicër, Mimoza Shkodra. /Prive.al