Gresa Behluli nuk duket më kështu! Këngëtarja u bë brune

By

Që në momentin e parë që doli në skenë, ajo u prezantua si bionde dhe që atëherë, ky është imazhi që ka krijuar të publiku këngëtarja Gresa Behluli.

Vajza e yllit të muzikës popullore Shkurte Fejzës, njihet si një bionde dhe asnjëherë deri më tani nuk ka bërë kompromis me ngjyrat e tjera të flokëve.

Mirëpo, me disa fotografi të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Gresa na befasoi!

Ajo paska vendosur ta provojë një tjetër ngjyrë dhe është shndërruar në një brune..

Megjithatë, Gresa nuk i ka lyer flokët e saja por ka vendosur ta provojë këtë imazh përmes një parukeje.

Tejet elegante në një fustan solemn, Behluli po duket shumë bukur edhe si brune dhe një ndryshim si ky pse jo, do ishte shumë i mirëse ardhur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm