Ditë më parë një lajm i mrekullueshëm ka ardhur nga familja Xhaka.
Futbollisti i famshëm shqiptar Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, gruaja e tij, shumë shpejt priten të bëhen prindër për herë të parë, dy vjet pas kurorëzimit të dashurisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram me barkun e Leonitës në pritjen e ëmbël në fokus.
‘Mami dhe babi po të presin’ – shprehet Xhaka në postimin e bërë.
Ndërsa këtë javë në Prive, në një intervistë ekskluzive Xhaka jep detaje rreth të rejave nga jeta e tij, a po pret vajzë apo djalë, pritet ta shohim!