Pak ditë më parë, çifti Granit dhe Leonita Xhaka u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.
Ndryshe prej shumë fytyrave publike që këtë periudhë preferojnë ta shijojnë larg syrit të publikut, çifti vepruan ndryshe.
Ata ndanë lajmin që ditën kur erdhi vajza në jetë teksa më pas zbuluan edhe emrin, Ayana.
E Graniti sot ka ndarë edhe fotografinë e bukur babë e bijë nën mbishkrimin: ‘Duke e shijuar kohën e lirë me princeshën time të vogël’. /Prive.al