Ku u zhduk Bleona?!

By

Kohëve të fundit e kemi parë prezente në Tiranë, për shkak të pjesëmarrjes në formatin e spektaklit televiziv  “Your Face Sounds Familiar” mirëpo duket që sapo ka përfunduar punë në Shqipëri, Bleona i ka hipur aeroplanit dhe ka marrë rrugë drejt LA ku edhe jeton së bashku me familjen.

Përkundër lodhjes prej rrugës së gjatë ajo nuk di të ndalet.

Ajo në Instagramin e saj ka postuar një foto ku tregon që nuk e njeh lodhjen, dhe së bashku me grimerin e saj të preferuar po bëjnë pregaditje për një fotosesion.

Bleona Qereti Instagram

Duket se punët po i shkojnë mbarë Bleonës në LA.

Por shumë shpejt do të keni mundësinë ta shihni në Tiranë, pasi gjatë këtyre muajve sa do të zgjasë spektakli Bleona do të jetë mes Shqipërisë dhe Amerikës në vazhdimësi.

Artikuj të ngjashëm