Gold AG përfundon misionin në Qabe – kryen ritualin e rëndësishëm islamik dhe ia dedikoi nënës

By

Reperi shqiptar Arian Agushi njihet si njëri ndër artistët më religjiozë shqiptarë, edhe shpesh herë në intervistat e tij e ka theksuar se e praktikon fenë islame.

Ai së fundmi ka qenë në Qabe të Medinës ku ka kryer një ritual shumë të rëndësishëm islamik, umren.

Gold ka thënë se këtë ia dedikon nënës së tij.

“Faleminderit zot që ma mundësove vizitën përsëri në shtëpinë tënde, ma prano këtë Umre për nanën dhe mi prano lutjet për familjen, shoqërinë dhe për mbarë kombin tim”, ka shkruar Gold AG në profilin e tij në Instagram.

Haxhi dhe Umre, janë dy rituale, të cilat siç dallojnë në emërim, ashtu dallojnë dhe në gjykimin përkatës të secilit. Mund të kryhet Haxhi pa Umre dhe mund të kryhet Umre pa haxh. Por, me gjithë këtë, ngjashmëritë dhe ndërthurrja mes tyre janë shumë të mëdha, pasi të dyja, në thelb janë një ritual unik, aq më tepër po të thellohemi në objektivat e tyre.

Artikuj të ngjashëm